Familja e ish-komisarit Artan Cuku, i cili u ekzekutua më 7 Prill të 2017 kërkon shpërblim financiar 1 milion euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme. Familja e tij pretendon ai është vrarë për shkak të detyrës, duke qenë se në vitin 2012, Artan Cuku arrestoi të dyshuarin si porositës Bledar Jambelli.
Po sipas familjarëve, në kohën kur Cuku ishte drejtues i Policisë së Vlorës në dhomat e paraburgimit janë gjetur disa shkrime, të cilat dyshohen të jenë bërë me gjak nga Bledar Jambelli, në të cilën kërcënonte komisarin.
Më 7 Prill të 2017, Bledar Jambelli, me ndërmjetësimin e Kristaq Lecit dhe Mikel Shallari, i cili u bë edhe bashkëpunëtori i drejtësisë ekzekutuan kryekomisarin Artan Cuku.
Ngjarja e Cukut ka mbetur pa një autor të dënuar ligjërisht duke qenë se Jambelli dhe Leci, 2 personat të cilët u arrestuan nga pala greke, Gjykata e Larte ka rrëzuar ekstradimin drejt vendit tonë.
Po ashtu, kjo gjykatë ka shqyrtuar çdo provë nga prokuroria shqiptare dhe sipas tyre nuk ka prova bindëse që implikojnë këta 2 persona në krim.
Klan News