Zv/presidenti amerikan Joe Biden përfundoi me sukses turneun e tij në Ballkan dhe nga Kosova është ulur në Bejrut. Vizita e Biden në Bosnje, Serbi dhe Kosovë është pasqyruar gjerësisht nga mediat e huaja, si Nju Jork Times, Associated Press, CNN, BBC, Euronews e të tjera sipas së cilave kjo ndalesë tregon se administrate katër mujore e Barak Obamës është tejet e përkushtuar në këtë rajon.
Nga të treja vizitat,veçohet ajo në Kosovë, ku sipas Associated Press, Biden u prit si një hero dhe madje mori medaljen e artë të lirisë në nder të mbështetjes së tij të fuqishme për pavarësinë.
Për Nju Jork Times, kosovarët organizuan një mikpritje mjaft të ngrohtë për zv/presidentin ndërsa në pankartat e shumta në rrugë shkruhej “Kosova ju do” dhe “Faleminderit Shtetet e Bashkuara”. Financial Times shkruan se vizita e zv/presidentit amerikan në Kosovë u prit me brohoritje të mëdha dhe falënderime për ndihmën që shtetet e bashkuara I kanë dhënë Kosovës./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj