Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbritur në qytetin e Patosit bashkë më anëtarë të kryesisë së partisë në vazhdën e takimeve me simpatizantë. Mediu u ka kërkuar banorëve të këtij qyteti që të vazhdojnë të besojnë në qeverisjen aktuale, pasi ndryshimet e bëra janë vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

Fatmir Mediu: “Në qoftë se Banka Botërore dje deklaroi se varfëria në Shqipëri është ulur. Kjo nuk është për t’i bërë fresk qeverisë shqiptare. Në qoftë se FMN-ja deklaroi se i vetmi vend në Ballkan, i cili do të ketë rritje ekonomike është vetëm Shqipëria. Kjo tregon që politikat e ndjekura nga qeveria është një politik e drejt, është një politikë për shqiptarët, e pra është një politikë e cila vjen në të njëjtën rrugë, në të njëjtën kah”.

Gjatë takimit u prezantua dhe kandidati për deputet i Partisë Republikane për Patosin Ylli Gjoni./tvklan.al