Në pak muaj me ekipin e femrave të Galatasaray, sulmuesja e kombëtares shqiptare të futbollit, Megi Doçi, u shpall kampione në superligën e femrave të turqi.

Suksesi erdhi vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj ALG Spor, skuadër nga Gaziantepi. Edhe pse me 10 lojtarë që prej minutës së 67, skuadra e Doçit mundit të ruante avantazhin madje edhe të shënonte golin e dytë që erdhi në minutën e 90.

Ky është trofeu i parë për ekipin e femrave të Galatasaray që është riformuar në vitin 2021. Megi Doçi iu bashkua Gallatasarajit në muajin Janar 2024 dhe në këtë gjysmë sezoni, ka qenë titullare duke realizuar 3 gola.

Tv Klan