Në qytetin bregdetar Mazatlan në Meksikë vendasit ashtu edhe turistët në brigjet dhe më gjerë presin me padurim eklipsin diellor.

Pankartat që njoftonin për eklipsin u panë në të gjithë qytetin, duke tërhequr astronomët dhe shkencëtarët së bashku me vendasit entuziastë.

“Mazatlan është një nga vendet tona të preferuara në botë dhe ne donim të vinim këtu për të parë eklipsin dhe qyteti është plot me njerëz. Këtu janë mbledhur shumë turistë  për të parë eklipsin. Është e mrekullueshme, do të kalojmë mirë dhe shpresojmë që të mos ketë re.”

Ndërsa në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qytetarët shprehën shqetësim se moti i keq mund të prish spektaklin që pritet të dhurojë eklipsi.

“Do të jetë zhgënjyese, padyshim, nëse është  kohë me re. Sepse  ndodh një herë në 40 vite. Herën tjetër do të ndodhë në 20 vjet apo diçka tjetër? Nuk jam e sigurt, por thjesht do të jetë zhgënjyese nëse nuk arrijm ta shohim.”

Pjesa më e madhe e Teksasit, e konsideruar si territor kryesor për të parë eklipsin nga shumë njerëz që udhëtojnë atje  parashikohet të ketë një mbulesë reje prej 60% -80%.

Ky eklips do të shihte në 99 përqind të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas NASA-s, ky eklips diellor do të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Shkencëtarët thonë se shtresa e jashtme e diellit do të jetë më e dukshme se eklipsi i fundit diellor total në 2017.

Klan News