Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shpreh këmbënguljen për ta vënë në zbatim marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët e jashtëligjshëm.

“Protokolli Shqipëri-Itali do të funksionojë. Nuk do të lejoj që një zgjidhje që e kemi arritur në respekt të plotë të të drejtës ndërkombëtare, asaj europiane dhe italiane për migracionin, të shpërbëhet kaq lehtësisht vetëm sepse një pjesë e politikës nuk është dakord me këtë mënyrë të trajtimit të dyndjeve të emigrantëve”.   

Për Melonin, Shqipëria u keqpërdor në vendimin e Gjykatës së Romës, që javën e kaluar ktheu 12 emigrantë të dërguar në kampin e Gjadrit, me qëllimin ta bëjë këtë projekt të dështojë.

“Shqipëria përmendet disa herë në vendim, por është në fakt nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Nëse këta emigrantë do të dërgoheshin nga Lampeduza në një qendër tjetër brenda Italisë, do të kishim të njëjtin rezultat. Shqipëria përmendet vetëm se marrëveshja Itali-Shqipëri është objektivisht një projekt që mund të ndryshojë trajtimin e dyndjeve të emigrantëve”.

Megjithatë, në intervistën me rastin e 80-vjetorit të gazetës konservatore Il Tempo, Meloni tha se vlerën e këtij projekti e kuptojnë të gjithë vendet e Bashkimit Europian, që janë të interesuar për ta përdorur si model.

Tv Klan