E ftuar në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan ka qenë këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj e cila më 24 Nëntor ka organizuar një koncert i cili është transmetuar live stream. Ky koncert i është dedikuar lidhjes së fortë që ka Shqipëria me Italinë dhe sidomos dy kryeqytetet tona Tirana dhe Roma. Tirana këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa Roma 150-vjetorin e krijimit të saj dhe në emër të kësaj marrëdhënie të afërt mes dy vendeve është realizuar edhe ky koncert i titulluar “Tiranë-Romë, vajtje e ardhje”.
Gjatë koncertit Marsela dhe i fejuari i saj Vitmari kanë bërë edhe një duet të dy së bashku dhe këngëtarja duke e komentuar këtë moment me Rudina Magjistarin, kamerat shfaqin Vitmari i cili ishte ulur në karriget e studios për të ndjekur intervistën. Në këto momente moderatorja e fton atë të vijë në studio dhe të vazhdojë intervistën me të dy.
Rudina Magjistari: Mezi të njoha Vitmar me flokë të shkurtra.
Vitmar Basha: U bë nja 7 vite qe i kisha flokët e gjata dhe tani thashë mjaft.
Marsela Çibukaj: Të gjithë menduan se kisha ndërruar të fejuarin.
Rudina Magjistari: Po flokët i kishe prere më përpara apo ia bërë surprizë.
Vitmar Basha: Jo i kishe prerë dy javë më parë.
Marsela Çibukaj: Kur isha në Itali. Erdhi të më merrte në aeroport dhe mendova se ishte dikush tjetër, po kërkoja dikë me flokë të gjata.
Rudina Magjistari: Kur e pe me flokë të shkurtra çfarë i the?
Vitmar Basha: Do të të lej më tha.
Rudina Magjistari: Të pëlqen më shumë me flokë të gjata apo të shkurtra?
Marsela Çibukaj: Vitmari është i bukur gjithmonë.
Rudina Magjistari: A do i rrisësh prapë flokët?
Vitmar Basha: Edhe mund t’i rris. Kisha pak më shumë nevojë për liri sepse gjithmonë kur hyja në banjo, doja një orë që t’i krehja me keq se femrat. Kisha më shumë unë produkte sesa Marsela sepse i kisha flokët kaçurrela dhe kur i lidhja n fund bëheshin si te drejta.
Rudina Magjistari: Po ti vajra dhe balsame përdorje?
Vitmar Basha: Po po, me kilogramë. /tvklan.al