Derbi i shumëpërfolur, Inter-Milan, i vlefshëm për Kupën e Italisë, është ndjekur edhe nga konkurrentet e spektaklit Love Story.

Meri, Generda dhe Redona janë bërë bashkë mbrëmjen e 26 janarit, ku kanë bërë tifo për dy skuadrat e Serisë A.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Meri ka deklaruar se është një tifoze e zjarrtë e Milanit, teksa ka treguar se ka luajtur futboll kur ka qenë e vogël.

Je tifoze që bërtet apo shan?

Meri: Unë bërtas, më pëlqen kur Milani arrin aty ku unë dua. Kur Juventus luan, ndeshjet shiten.

Redona për kë bën tifo?

Unë për Milanin.

Generda ti je interiste?

Po! Jam tifoze e Inter që kur kam qenë e vogël. Ne kemi jetuar afër Milanos dhe shkoja shpesh me babin në stadium për të parë Interin, edhe kur luante me Milanin. Shumica e herëve ka fituar Interi, i kam sjellë pak fat.

Po ti Meri i ke sjellë ndopak fat Milanit?

Femrat janë shumë tërheqëse kur bëjnë tifo për një skuadër dhe ndoshta jemi edhe fat për skuadrat e zemrës. Unë nuk kam qenë asnjëherë në stadium por e kam ëndërr të shkoj njëherë, ta shoh live kur luan Milani.

Nuk di gjithçka rreth futbollit, di pak sepse mi mësonte babi, kam edhe kunatin që është i çmendur pas Milanit. Kur kam qenë e vogël, i kam thënë babit që po shikonte ndeshjen, me kë je ti?

Babi më tha që është me Milanin dhe unë që atëherë jam me Milanin.

Kur kam qenë më e vogël luanin me djemtë e lagjës dhe duke qenë se kam qenë portiere e mirë, më kërkonin shumë për të luajtur dhe unë nuk pranoja nëse ata nuk bëheshin skuadra e Milanit./tvklan.al