Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune policia e shtetit është në aksion për të arrestuar të shumëkërkuarin prej 7 muajsh Kelment Balili.
Në një aksion blic të urdhëruar nga Prokuroria për Krimet e Rënda janë kontrolluar 10 banesa dhe tre hotele në Delvine dhe Sarandë të cilat i përkasin të Mërkurit dhe të afërmeve të tij.
Në Stjar të Delvinës, por edhe në Sarandë policia nuk gjeti të akuzuarin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Por policia thotë se u shoqëruan 11 persona ndër ta bashkëshortja, djali dhe vëllai i Kelment Balilit.
Në këtë aksion janë përfshirë reparti special i policisë RENEA dhe FNSH. Pas marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës ata janë lënë të lirë pas më shumë 15 orësh. Familjarët e Balilit mësohet të kenë deklaruar se nuk e dinë ku ndodhet dhe se kanë shumë kohë që nuk komunikojnë me të.
Kelment Balili është shndërruar në një probleme të sigurisë kombëtare. Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Presidenti i Republikës njoftoi se do të thërrasë Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për mos0arrettimin e Balilit dhe mosveprimin siç duhet të agjencive të ligjit, shqetësim të cilin e kanë përcjellë edhe partnerët ndërkombëtar.
Për këtë çështje reagoi dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se Balili i ka ditët e numëruara dhe shumë shpejt do të dalë para drejtësisë./ TV KLAN