Celine Dion ka treguar se ka konsumuar doza të mëdha ilaçi për të lehtësuar spazmat muskulare që të mund të performonte.

56-vjeçarja ka rrëfyer se merrte diazepam ose siç e njohim, Valium, për të relaksuar të gjithë trupin por nuk ia kishte idenë pasojave. Varësia nga ilaçi i parapriu diagnozës së saj me ‘sindromën e njeriut të ngurtë’.

Në intervistën e saj të parë pas diagnostikimit, Dion tha se trupi i saj u mësua me mjekimin dhe i ndiente simptomat çdo 20 minuta kështu që nisi të rriste dozën.

“Nuk e dija, sinqerisht se mund të ishte fatale”, tha ajo për NBC Today. “Para një performance për shembull, merrja 20 mg Valium dhe thjesht kur shkoja nga dhoma e zhveshjes në prapaskenë, efekti ishte zhdukur. Mësohesh me të, nuk funksionon”.

Këngëtarja shtoi se merrte rreth 90 mg në ditë, dozë që mund të të vrasë, por me ndihmën e mjekëve arriti që të luftonte varësinë ndaj mjekimeve, sidomos atyre “të këqija”. Kjo ndodhi gjatë pandemisë së Covid-it. “Ndalova gjithçka sepse ndaloi së funksionuari”.

Pavarësisht diagnozës së saj që kufizon lëvizjen e muskujve, Dion është e vendosur që t’i rikthehet këndimit sepse “i mungon”./tvklan.al