Me një ceremoni si asnjëherë më parë, Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë nisur zyrtarisht.
Ndërsa delegacionet e sportistëve lundronin përgjatë lumit Sena të përshëndetur nga mijëra njerëz të pozicionuar përgjatë bregut, kërcimtarët dhanë spektakël në tarracat e kryeqytetit francez, ndërsa Lady Gaga këndoi një këngë franceze kabareje.
Barkat me sportistë lundruan në një distancë 6 km përgjatë disa prej monumenteve më të famshme të Parisit, ndërsa interpretuesit imituan performancat në disa prej disiplinave sportive që do të konkurrohet në olimpiadë.
Më shumë se 10,500 atletë do të marrin pjesë në event, 100 vite pasi kryeqyteti francez pret sërish Lojërat Olimpike.
Theks në ceremoni iu dha kulturës, modës dhe historisë franceze, ndërsa 300 mijë të pranishëm e duartrokitën ngrohtësisht.
Në këtë event të pranishëm ishim shumë liderë botërorë, ndërsa masat e policisë me 45 mijë agjentë në terren ishin maksimale për të shmangur incidentet.
Tre herë fituesi i medaljes së artë olimpike Marie-Jose Perec dhe Tedi Riner më pas ndezën vatrën olimpike, në një balonë që qëndronte pezull në ajër, e në vazhdim këngëtarja e famshme Celine Dion këndoi këngën ikonike të Edith Piaf “Himni i Dashurisë” në performancën e saj të parë publike në vitet e fundit, duke emocionuar të pranishmit.
Të shumtë ishin yjet francezë dhe ndërkombëtarë të sportit, duke përfshirë ikonën Zinedin Zidane, 14 herë kampionin e French Open, Rafael Nadal, 23 herë fituesen e Grand Slam-eve Serena Williams dhe tre atletë paraolimpikë që ishin ndër pishtar-mbajtësit e fundit përpara se të ndizej vatra olimpike.
Klan News