Një nga tre konkurrentet e mbetura të spektaklit Love Story, Xhesi Peraj, ka folur pak më shumë për veten e saj, teksa ka përshkruar edhe ndjesitë për Saimirin.
Ajo ka rrëfyer për programin “Daily Love Story” se ka pasur një takim me 33-vjeçarin gjatë kësaj jave, ku ka theksuar se mes tyre ka lindur diçka më shumë se pëlqim.
Çfarë ndjesish ke pasur në takimin e kësaj jave me Saimirin?
Njohja me Saimirin ka nisur shumë gradualisht. Gjatë kësaj kohe kam pasur mundësinë që Saimirin ta njoh nga jashtë dhe mbasë në një mënyrë më objektive se vajzat e tjera. Tek takimi i fundit mund të them që m’u duk sikur mes ne të dyve lindi diçka më tepër. Por mbetet për ta parë.
Si të është dukur Saimiri në marrëdhënie me vajzat?
Një ndër arsyet që unë jam treguar e duruar është se më ka pëlqyer se si është sjellë në takimet e tjera Saimiri. Mendoj se ka ndërtuar marrëdhënie të ndryshme me secilën nga vajzat. Kjo më pëlqen sepse ka ditur t’i japë secilës vendin që i ka takuar.
Të ka bërë përshtypje ndonjë eliminim që ka bërë Saimiri?
Më pati bërë pak përshtypje me Vivienin, ndoshta ngaqë e nisën pak vrullshëm dhe pata menduar “e mori”. Por siç duket nuk e njihja Saimirin aq mirë. Pastaj fillova të njoh edhe logjikën se si Saimiri i merr vendimet. Ai nuk i merr këtu për këtu. Saimiri sheh në vazhdimësi dhe e vlerësoj këtë gjë.
Sa plotëson Saimiri nga kërkesat që ke ti për një mashkull?
Nuk mund të them me saktësi sa sepse koha nuk ka qenë mjaftueshëm për t’u njohur, por shoh disa baza të mira tek Saimiri që në të ardhmen mund të krijojmë diçka tamam.
Gjëja që më pëlqen më tepër tek ai është se pavarësisht se është një djalë i rritur jasht, unë shoh tek ai edhe atë djalin shqiptar. Huqet shqiptare që mua më pëlqejnë dhe vet jam pak natyrë konservatore.
Me diskutimet që kam pasur me Saimirin edhe jashtë kamerave, biem dakord në disa gjëra që mbase me ndonjë vajzë tjetër do kundërshtohej.
Po ndonjë defekt i ke vënë re Saimirit?
I ka ato huqet si shqiptar, merr flakë shpejt. Është pak impulsiv, por s’ka gjë. Mendoj se është i rezervuar më shumë se sa i ndrojtur, është natyrë që nuk hapet kollaj dhe nuk i afrohesh dot kollaj. Kemi pasur një kuptueshmëri që nga fillimi. Kemi komunikimin dhe mendoj se jam ai person që mund ta bëj Saimirin të jetë më i hapur./tvklan.al