Imzot Rrok Mirdita: “Ky vit i Shën Palit duhet të jetë për të gjithë viti i Ungjillit, sepse Shën Pali ka jetuar dhe ka vdekur për të shpallur e për të dëshmuar Ungjillin e Krishtit. Në nderim dhe në përkujtim të shërbëtorit të fjalës së tij, duhet të angazhohemi për të përhapur dhe për të predikuar shkrimet e shenjta që drita e qiellit ta bekojë të gjithë imazhin, tokën tonë shumë të vuajtur e ta mbush me gëzim. Ju këtë vit duhet të rritemi me dashuri ndaj kishës që është mbartëse e fjalës, së jetës dhe vazhdim i misionit të Krishtit. Jemi ma shumë se kurrë të lidhur me pasardhësin e birit, Atit Shenjtë që ka shpallur vitin e Shën Palit dhe na ka dhënë mundësinë të kremtojmë në këtë katedrale hiret e veçanta të këtij viti jubilar. Zoti e bekoftë Kishën në vendin tonë”./tvklan.al