Kryeministri Berisha uroi sot në katedralen e Shën Palit në Tiranë, arqipeshkvin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditën, me rastin e 70 vjetorit të lindjes.
Kryeministri Berisha, vlerësoi lart kontributin e Imzot Rrok Mirditës në rigritjen e besimit katolik në Shqipëri dhe në shërbesat e mëdha që i ka bërë kombit shqiptar dhe Zotit në të gjithë jetën e tij.
Sali Berisha: “Këtë 70 vjetor e kremton me këto rezultate kaq të mëdha, por dhe me një marrëveshje të shkëlqyer të bashkëpunimit me qeverinë dhe me një ligj të ri të miratuar në parlament për një qëndrim të përshtatshëm të shtetit dhe të qeverisë ndaj besimeve fetare.”
Duke përmendur veprat e shumta të Imzot Rrok Mirditës, kryeministri veçoi ndër të tjera ndërtimin e katedrales, për të cilën tha se ai e ngriti me mjaft përkushtim./tvklan.al