Imzot Rrok Mirdita: “Tërë krishterët në të gjithë botën kremtojnë sonte misterin e çlirimit të historisë në Pashkët e Jezusit, birit të hyj. Vdekja dhe ringjallja e tij është prova se britma e të pafajshmëve ka arritur gjer te veshët e hyjit dhe se hyji i është përgjigjur njeriut duke i dhënë në Jezusin e ringjallur garancinë se jeta e ka mundur vdekjen dhe se të vuajturit do të shohin në mesin e tyre fitoren e ëndërruar. Ringjallja e Krishtit është themeli i shpresës që mund çdo dëshpërim. Qofshin këto Pashkë frymëzim shprese dhe burim bekimi për të gjithë njerëzit. Për shumë vjet Pashkët dhe Zoti e bekoftë vendin tonë!”
Anastas Janullatos: “Vëllezër dhe motra, le të gëzojmë Pashkën, duke i kërkuar Krishtit të ngjallur, të fuqizojmë besimin tonë në djalin e tij dhe të përforcojë mentalitetin tonë… Sigurisht, realitetit të përditshëm, me të cilin përballemi, padrejtësitë, privimit, hidhërimit, nuk kanë reshtur se ekzistuari. Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët!”/tvklan.al