Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, paralajmëroi një proces analize të çdo institucioni me qëllim zbatimin e të gjitha detyrimeve të cituara në progres raportin për Shqipërinë për vitin 2009.
Ilir Meta: “Raporti në thelb përcakton ecurinë e marrëdhënies së Shqipërisë me BE-n e cila është një marrëdhënie inkurajuese. E njëjta garanci jepet edhe për liberalizimin e vizave, komisioni do të bëj propozimin për heqjen e vizave brenda mesit të vitit 2010”.
Progres-raporti nënvizon se mungesa e debatit politik po pengon kryerjen e reformave të rëndësishme për integrimin evropian të vendit.
Ilir Meta: “Në qoftë se opozita e kthen në një qëllim në vetvete bojkotin me strategjinë për të paralizuar institucionet do të bëj një gabim shumë të madh”.
Kryesocialisti Edi Rama e ka quajtur progres-raportin e Komisionit Europian si skanerin më të mirë të krizës që ka përfshirë vendin.
Edi Rama: “Me një fjalë të vetme do ta quaja këtë raport një pasqyrë realiste të krizës së rëndë të demokracisë në Shqipërinë e sotme”.
Edhe pse Komisioni Evropian në progres-raportin e vitit 2009, i njohu zgjedhjet e 28 Qershorit. Edi Rama thotë se ndërkombëtaret janë në një mendje me të për standardet e munguara të këtyre zgjedhjeve.
Edi Rama: “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, nuk përmbushën standardet normale të një vendi anëtar të NATO-s.
Rama tha dhe njëherë se hapja e kutive është kusht për zhbllokimin e dialogut politik./tvklan.al