Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar me qytetarë të Tiranës, një fushatë kjo sensibilizuese për atë çfarë Meta e ka quajtur puç kushtetues. Në fjalimin e tij përpara banorëve të njësisë bashkiake numër 10, Meta ka komentuar deklarimet e ambasadorit të KE në Tiranë Helmuth Lohan. Ky i fundit ka vlerësuar konsensusin e gjerë që çoi në miratimin e ndryshimeve kushtetuese ndërsa la të hapur opsionin për një analizë të thellë të tyre.

Ilir Meta: “Mos u impresiononi nga deklaratat e një ambasadori këtu, që nuk e di fare së çfarë ndodh në Shqipëri dhe që gjykon anën e jashtme dhe që thotë, po mirë është arritur një konsensus atje do me thënë nuk është gjë e keqe gjë e mirë është kjo. Të jeni të sigurt se qëndrimi i faktorit ndërkombëtar do të jetë tepër kritik për këtë gjë që ka ndodhur, sepse ata e dinë shumë mirë se ku çon përqendrimi i pushteteve.”

Meta ftoi qytetarët të jenë në 10 maj në sheshin “Skënderbej” si dhe të ofrojnë kontributin e tyre duke firmosur zhvillimin e referendumit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi