Belgjika ka konfirmuar mbështetjen e saj të plotë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Garancia i është dhënë Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta nga homologu i tij belg në një takimi që kanë zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ministri i jashtëm i Belgjikës, Leterne, ka vlerësuar përparimit e dukshme që ka bërë vendi ynë në plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit të komisionit europian për liberalizmin e vizave.

Leterne ka vlerësuar gjithashtu dhe zgjedhjet e fundit parlamentare ne vendin tonë dhe raportin pozitive të OSBE/ODIHR-it për to. Nga ana e tij Zv/kryeministri Meta i ka kërkuar homologun belg mbështetjen e vendit të tij për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të BE-së, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me rajonin. 

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork Meta ka zhvilluar takime dhe me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë. Gjate këtyre takimeve, bisedat janë përqendrua kryesisht në zhvillimet në rajon, në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka