Çelja e negociatave me BE-në është padyshim moment historik për vendin tonë. Po sa e gjatë do jetë rruga drejt realizimit të ëndrrës së madhe, asaj të anëtarësimit të plotë? Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Ferit Hoxha foli sot për Klan News. Në gjykimin e tij, Shqipëria do ecë me hapa më të shpejtë se Kroacia.
“Më besoni dhe mbajeni mend, Shqipëria do ecë në rrugën që ka ecur Kroacia. Kroacisë iu deshën 6 vite negocimi, Shqipërisë nuk do i duhen aq…Jo se jemi më të mirë apo se do i bëjmë gjërat më shpejt, por sepse kemi shfrytëzuar këtë kohë që kemi qenë në pritje për të bërë ekzaktësisht atë që duhet bërë, e që do duhej të ishte bërë nëse do ishin hapur negociatat. Ne kemi bërë punë paraprake dhe do na duhen më pak vite se Kroacisë”, tha ai në intervistë për gazetarin Besard Jacaj.
/tvklan.al