Në ditën e fundit të vizitës së tij zv/kryeministri shqiptar bëri homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rrugova dhe te ai i ish komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

Meta tha se e ka për obligim ta nderojë njeriun që për shumë vite i priu Kosovës.

Ilir Meta: “Për të vendosur një kurorë pikërisht në këtë vend të shenjtë për Kosovën ku prehet presidenti Rrugova, njeriu që ka një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen dh afirmimin e Kosovës në të gjithë botën demokratike.”

Ai më pas vizitoi kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe vendosi kurora më lule te varri i Adem Jasharit.

Për mua ishte kënaqësi e veçantë që të rikthehesha në familjen e madhe të Kosovës edhe të gjithë kombit të Jasharajve që të vendosja një kurorë në varret e heroit të Kosovës dhe të rezistencës për çlirimin e saj Adem Jasharit dhe gjithë martirëve të tjerë të kësaj familje të madhe.”

Ndërsa përfaqësuesi i kësaj familje tha se dhe dita m diell ishte në favor të kësaj vizite.

“Përpos ditës së bukur sot që është me rreze të ngrohta nga dielli ishte dhe kënaqësi që të presim edhe zv/kryeministrin e njëkohësisht edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Natyrisht që nuk është hera e parë që zoti Meta është në Prekaz dhe tek varrezat. Ne e falënderuam për gjithë ato që shteti shqiptar ja bërë dhe është duke bërë për Kosovën.”

Këto dy aktivitete ishin të vetmet për Metën në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë./tvklan.al