Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në Laprakë me banoret e zonës. Në fjalën e tij Meta ka paraqitur disa nga pjesët më të rëndësishme të programit. Meta ka theksuar se vendi është i gjithi i zhytur në krizë të thellë ekonomike dhe kjo është bërë e ditur edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Ilir Meta: “Si ekonomist dhe si politikan unë dua t’ju siguroj që ne kemi një plan të qartë konkret dhe të efektshëm për tu ardhur në ndihmë shtresave me të ardhura më të pakta të shoqërisë sonë për të përballuar varfërinë, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri ën 25 mijë lekë të reja në muaj.”
Në fund kryetari i LSI-së Ilir Meta është shprehur optimist në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit pasi sipas tij LSI është alternativa më e mirë për të gjithë shqiptarët./tvklan.al