Kryetari i LSI- së Ilir Meta dhe nga drejtues të tjerë të kësaj force politike, kanë vizituar një Qendër për Individët e Moshës së Tretë në qytetin e Vlorës. Në këtë qendër që strehon 155 te moshuar, në mënyrë simbolike, Meta ka shërbyer vetë ushqimin për ta. Ndërsa në bashkëbisedimin e zhvilluar me këtë kategori, ai garantoi se pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mosha e trete do të ketë më shumë lehtësime, si rimbursim të plotë të ilaçeve, transport falas dhe shtim të pensionit të 13. Sipas Metës kjo tregon interesin e madh që LSI ka për të gjithë pensionistët.
Ilir Meta: “ Bëmë një ligj shuam të mirë për kujdesin ndaj moshës së tretë, për të zgjidhur shumë probleme sociale që nga problemet e shërbimit shëndetësor falas dhe të rimbursimit të plotë të të gjithë medikamenteve dhe të medikamenteve të kontrolluara me cilësi që të kenë efekt në shëndetin e pensionistëve e deri tek garantimi i transportit urban dhe ndërruan falas për pensionistët në të gjithë vendin. Tek shtimi i një pensioni të 13.”
Meta ka bërë dhe një vizitë në shtëpinë e dy të moshuarve të cilët jetojnë në kushte shumë të këqija ekonomike dhe u ka premtuar atyre përkrahjen e LSI -së./tvklan.al