Shkëlzen e Faik Buci nuk u paraqiten në seancë
Miklar Tola, personi që ndihmoi prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e vrasjes së Eglantina Bucit 8 vite më parë ka deklaruar në gjykatë se autorët janë Shkëlzen dhe Faik Buci. Në seancën e zhvilluar në gjykatën e Tiranës, Tola ka deklaruar të gjitha thëniet që ka bërë edhe përpara prokurorisë për vrasjen e Eglantina Bucit, që sipas tij është kryer nga vëllai i saj Shkëlzeni me urdhër të babait Faik Buci.
Më pas trupi i pajetë i 23-vjeçares u gropos në malin me gropa dhe eshtrat e saj u gjetën disa vite më vonë. Në këtë seancë ishin thirrur për tu ballafaquar me Tolën edhe babë e bir, por ata nuk u paraqiten dhe preferuan të përfaqësohen me avokatët e tyre mbrojtës.
Referuar hetimeve të prokurorisë, Eglantina Buci u vra nga vëllai dhe babai i saj, pasi u largua nga banesa dhe nuk iu bind urdhrit të familjes. Por gjatë gjithë fazës së hetimeve babë e bir kanë mohuar të jenë ata autorët, ndërsa prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes së kryer me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Tv Klan