Pas njoftimit për nënshkrimin e Alvaro Moratas, Milan tani po punon për të sjellë një zëvendëssulmues dhe Armando Broja është një nga emrat në listën e tyre. Sipas një raporti, klubi italian ka shpresa për një marrëveshje huazimi.
Emri i Brojës ka qenë i lidhur me Milanin, por Chelsea ka lënë të kuptohet se nuk është dakord me një huazim. Megjithatë, kuqezinjtë nuk pritet të dorëzohen kaq lehtë, duke e ndjekur situatën. Mendohet se klubi londinez mund të pranojë ofertën e Milan pranë fundit të merkatos së verës.
22-vjeçari ka pasur vështirësi në 2 sezonet e fundit dhe ndryshimi i ambientit me lojën në Itali mund të jetë vërtet një fillim i ri për të, me Milanin që ka dëshmuar në të kaluarën se mund të rigjallërojë lojtarë premtues.
Armando Brojës i duhet një klub ku të gjejë hapësira për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, por edhe për t’u zhvilluar si lojtar duke patur minuta të mjaftueshme, pasi deri tani në Premier League nuk ka patur mundësinë të luajë rregullisht, si tek Chelsea, ashtu edhe tek Fulfam në sezonin e fundit.
Tv Klan