Në mbështetje të bujqësisë qeveria ka planifikuar ngritjen  e një agjencie pagesash, e cila do të mbledhë fonde  më pas do ti shpërndajë ato tek fermerët. Këtë vjeshtë nis plotësimi i kuadrit ligjor që i hap udhën themelimit të agjencisë. Kjo sipas ministrit të bujqësisë do të ndodhë në fillim të vitit 2009.

Referuar eksperiencave të ish-vendeve kandidate për në BE, ngritja e agjencisë së pagesave për bujqësinë  i ka paraprirë thithjes së fondeve nga buxheti i BE-së. Ndërsa fillimisht agjencia do të operojë me fonde kombëtare.

Jemin Gjana: “Duke e formalizuar  në 2009 dhe duke e shndërruar këtë në agjenci të pagesave ne kemi të gjitha mundësitë që të mund të kërkojmë për një mbështetje nga fondet e BE-së.”

Bujqësia shqiptare e cila zë rreth 23 % të prodhimit të brendshëm bruto, shihet nga ekspertët vendas si sektori që mund zbusë pasojat e importuara të krizës globale të ushqimeve si dhe do të ngushtonte hendekun mes importeve dhe eksporteve.

Ridvan Bode: “Mund të rrisim prodhimin  bujqësor pa pasur nevojën për të hulumtuar në tregje dhe për të qenë shumë agresiv në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse bujqësia ndërkohë ka filluar një politikë eksportuese dhe për herë të parë për këtë vit ne konstatojmë me kënaqësi që gjatë muajve të verës, ngaqë kemi qenë importues të perimeve apo prodhimeve bujqësore të stinës, jemi eksportues.”

Krijimi i agjencisë së pagesave për bujqësinë ka mbledhur në një takim ministra  e specialistë të fushës.  Agjencia do të jetë në vijim të projektit 2KR, do të përpunojë aplikimet e fermerëve dhe më pas shpërndarjen e parave./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro