Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile i ngritur në Qarkun e Shkodrës për gjendjen e krijuar nga përmbytjet, ka zhvilluar pasdrekën e ditës së premte mbledhjen e radhës. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, njëherësh kryetar i këtij komiteti beri të ditur për mediat një sërë vendimesh me anë të të cilave do të bazohet puna në zonat e prekura nga përmbytjet.
Lulzim Basha: “Formimin e grupeve të vlerësimit të dëmit në përputhje me vendimin e këshillit të ministrave në mënyrë që këto grupe të nisin menjëherë punën në terren. Përcaktimin e detyrave për çdo dikaster në këtë fazë të emergjencës civile që kanë të bëjnë me masat që do të merren në vijimësi me garantimin e shëndetit publik. Masa të tjera kanë të bëjnë me përforcimin e argjinaturave dhe përshpejtimin e procesit të kullimit të ujit, vënien në funksion të hidrovoreve, mbajtjen e tyre në funksion, mbulimin zonës me energji elektrike, furnizimin në vijimësi sipas porosisë së kryeministrit deri në fund të muajt mars, me bazë ushqimore për zonën e përmbytur për bagëtitë. Vijimin e mbështetjes me ujë të ambalazhuar apo dhe ushqime sipas rastit në zonën e përmbytur.”
Basha tha se me realizimin e projekteve qeveria planifikon ta ktheje qarkun e Shkodrës në një model për zhvillimin ne te gjithë vendin./tvklan.al