Lulzim Basha: “Si anëtar i asaj mazhorance, si anëtar i këtij kabineti, më lejoni të përsëris edhe një herë bindjen time të thellë, se vetëm duke trajtuar në mënyrë strukturore të pandalshme dhe të parikthyeshme, problemet me të cilat shoqëria shqiptare, ekonomia shqiptare dhe legjislacioni shqiptar vazhdojnë të përballen, ne mund të ecim përpara pa pengesa drejt destinacionit tonë europian. Duke forcuar në mënyrë substanciale ritmin e Shqipërisë, i cili nuk është një ritë, i përcaktuar nga datat, por nga arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e angazhimeve të përbashkëta, do të arrijmë së bashku që rolin tonë konstruktiv në rajon, si një element paqeje dhe stabiliteti dhe si agjenti më i fortë proevropian dhe proatlantik i rajonit të Evropës juglindore ta përkthejmë ashtu si në Bukuresht në një partneritet të qëndrueshëm.”/tvklan.al