Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u ka komunikuar prefektëve dhe nëpërmjet tyre drejtuesve vendore masat që duhet të duhet të marrin për parandalimin dhe përballimin e emergjencave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit.

Udhëzimet e ministri Basha u bënë gjatë takimit konsultativ me prefektët e qarqeve dhe përfaqësuesit e strukturave qendrore.

Lulzim Basha: “Në javët në vijim para se situata klimaterike të rëndohet secili prej prefektëve dhe në veçanti prefektët e qarqeve më në rrezik duhet personalisht të binden, të inventarizojnë dhe njohin situatën sa i përket  do aspekti. Gatishmëria e strukturave lokale për të përballuar hapjen e arterieve kryesore rrugore të qarkut. Të jenë të bindur që çdo zonë dhe veçanërisht zonat e thella kanë stoqe të mjaftueshme medikamentesh bazë për popullsinë. Të sensibilizojnë drejtuesit lokalë dhe nëpërmjet tyre popullsinë lokal, kështu që ju duhet të jeni të bindur dhe të keni kontrolluar personalisht nëpërmjet sigurisht agjencive që janë në dispozicionin tuaj gjendjen dhe gatishmërinë e hidrovoreve, të rezervuarve, të digave e dampave në çdo cep të territorit për të cilin jeni përgjegjës dhe të raportoni në mënyrë të vazhdueshme pranë drejtorisë së emergjencave civile. Të merren masat sot, qoftë edhe nëpërmjet stimulimeve për furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike të hidrovoreve në çdo situatë po kështu edhe të spitaleve dhe të objekteve tjera të një rëndësie të veçantë në situatë emergjente. Ju duhet të keni plane operacionale plotësisht të zbatueshme që të mos mbeten në letër në rast të rëndimit të situatës përtej pritshmërisë së zakonshme.”

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, paraqiti një informacion të përgjithshëm për situatën emergjente gjatë vitit 2009.

Gjithashtu nga fondi i emergjencave civile është akorduar një fond prej 22.5 milionë lekë për të ndihmuar familjet me dëme në banesa, shpërndarjen e 47 ton ndihmave ushqimore dhe 416 çadrave për strehim të përkohshëm, duke bërë të mundur asistimin e 3650 familjeve të prekura nga fatkeqësi të ndryshme në 72 njësi të qeverisjes vendore./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani