Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka dale të enjten në mbrojte të monedhës kombëtare, lekut. Ditët e fundit monedha vendase po përjeton disnivele të frikshme në raport me euron, por kreu i financave e përkufizoi si vlerësim të euros dhe aspak zhvleftësim të lekut. Bode foli për tendenca destabilizuese në treg të cilat sikundër tha po kërkojnë të krijojnë efekte negative psikologjike tek konsumatorët duke paraqitur një situatë negative të lekut. Këtu Bode përfitoi nga rasti të theksoje se është keqkuptuar madje po keqpërdoret dhe deklarata e disa ditëve më parë i kryeministrit Berisha mbi perspektiven e euros në Shqipëri.

Ridvan Bode: “Në qoftë se bëjmë krahasimin me monedhat e tjera të forta të vendeve tjera, vërtetohet kjo tendencë, ka një vlerësim të euros. Ditët e fundit ky presion psikologjik mbi konsumatorin dhe mbi qytetarin. Është ndërmarrë edhe për t’ju kundërvënë apo duke abuzuar me një deklaratë të kryeministrit se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit bëjnë mirë të adoptojnë euron si monedhë të vendeve të tyre. Por procesi i zëvendësimit të monedhës tonë kombëtare leku me euron do të jetë shumë i gjatë, dhe unë ju ftoj të gjithë qytetarët shqiptar të besojnë te leku, jo sepse është monedha jonë kombëtare po sepse është një monedhë që ka dëshmuar qëndrueshmëri vitalitet dhe çka mbështetur zhvillime më shpresëdhënëse të ekonomisë shqiptare. Prandaj unë jam i bindur që përpjekjet e atyre që kërkojnë të përfitojnë nga deklarata dhe që të përfitojnë nga mosnjohja e proceseve të konvertimit dhe të integrimit të Shqipërisë në Eurozon, të mund të destabilizoj qoftë dhe momentalisht tregun, çka do të jetë sigurisht një kosto shtesë që do ta paguajnë ata që do të bëhen pre e mashtrimit momental të propagandës që bëhet nga … të caktuar që nuk kanë të bëjnë me interesat tona kombëtare”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi