Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ylli Pango, ka prezantuar përpara mediave fondin publik për artistët e rinj. Ky fond sipas ministrit Pango këtë vit ka përfshirë edhe dy institucione të reja, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.
Ylli Pango: “Festivali teatror i të rinjve, Teatri Kombëtar, artistët emergjentë, Galeria Kombëtare e Arteve, fondi publik i të rinjve, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe studio për aktorët e rinj të Teatrit të Kukullave nga Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Janë rreth 60 artistë të rinj që përfitojnë nga ky fond, nga të cilët 4 në Galerinë Kombëtare të Arteve, 14 Teatri Kombëtar i Operës dhe Ansambli, 30 në Teatrin Kombëtar dhe 10 në Qendrën Kombëtare të Kulturore për Fëmijë.”
Ndërkohë që ministri Pango ka reaguar dhe ndaj disa shkrimeve të publikuara në disa të përditshme në lidhje me spotet televizive që po transmetohen në gjigandin televiziv CNN.
Ylli Pango: “Kompania fituese CCCP ka fituar duke aplikuar për të transmetuar 3 spote televizive, 2 spote nga 30 sekonda dhe 1 spot 20 sekonda, për t’u transmetuar 131 herë. Kompania e klasifikuar e dyta, por që ka pasur 60 mijë euro më pak, vërtetë ka pasur vlerë më të vogël, po ka kërkuar ta transmetojë 90 herë që i bie 41 herë më pak dhe e dyta nuk ka ofertuar 3 spote, po ka ofertuar 2 spote.”
Ekspertët e turizmit thonë, se transmetimi i spoteve promovuese në CNN dhe Euronews do të ndikojë ndjeshëm në ardhjen e turistëve në vendin tonë./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni