Poezia përshkon tërë muzikën e tij, romantiku gjenial dhe virtuozit të papërsëritshëm në piano, Frederik  Shopen,si në këtë vals, por jo vetëm me të cilin Shopen arriti ato maja pa e ditur. Nuk është rastësi që si në mbarë Europën viti i Shopen në përkujtim të 200 vjetorit të lindjes  së kompozitorit polako-francez do të kremtohet me një seri aktivitetesh të mbështetura nga Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze dhe ajo polake.

Ferdinand Xhaferri:Ky vit ndërkombëtar muzikor i kushtohet kompozitorit të madh dhe kudo në botë do të ketë aktivitete. Edhe në Shqipëri gjatë gjithë vitit Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të mbështesë aktivitete sepse duke vepruar kështu ne jo vetëm lartësojmë emrin e kompozitorit të madh, por njëkohësisht e dëshmojmë atë vullnetin tonë për të integruar kulturën shqiptare në kulturën europiane, të cilës ne i përkasim si shpirtërisht ashtu edhe në identitet.”

Mbrëmjet muzikore me muzikën e Shopen do të çelen me koncertin e muzikantit  polak Marek Slezer, për të vijuar me konkurse pianistike. Të tjerë të ftuar që do të pushtojnë sallat artistike të Tiranës dhe qytete të tjera deri në fund të vitit. Në përkujtim të gjeniut të muzikës, sheshi pranë Gardës së Republikës mban nga dje emrin “Frederik Shopen”./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani