Ministri i Rendit Luan Rama është paraqitur sot si dëshmitar ne prokurorinë e rrethit të Tiranës ku ka qëndruar të paktën një orë. Pas këtij takimi me prokurorët e dosjes së pasaportave, kreu i rendit shpjegojë jo me shumë hollësi praninë e tij në organin e akuzës.

Luan Rama: “Bashkëpunuam me prokurorinë në funksion të zbardhjes së hetimit të tenderit për çështjen e pasaportave. Dëshmova për të gjitha procedurat dhe për gjithçka që kam mësuar duke u marrë me këtë praktikë në detyrën e Ministrit të Rendit Publik. Pra meqënëse përpara ligjit jemi të detyruar të gjithë njësoj, une s’bëra asgjë më shumë se sa detyrën duke respektuar ligjin”.

Aktualisht skandali i pasaportave është në hetim e sipër dhe përgjegjës deri tani konsiderohen ish ministri i rendit Bujar Himçi, ish drejtori i rendit Veli Myftari dhe ish drejtori i prokurorimeve Arben Prifti. Burimet e prokurorisë nuk thanë asnjë hollësi mbi të rejat që solli dëshmia e zyrtarit më të lartë që ka vizituar prokurorinë deri tani, Luan Rama, por pritet që të tjerë persona vip të japin deklarimet e tyre për të njëjtën çështje.

Deri tani nuk ka ndonjë fletë thirrrje për të marrë si dëshmitar ish ministrin e rendit Ilir Gjoni, i cili ka qënë në këtë post në kohën e kryerjes së procedurave për tenderin e pasaportave, të fituar nga firma Gjermane. Megjithatë prokuroria është shprehur e vendosur se nuk do të hezitojë të thërras si dëshmitarë cilindo, pavarësisht nga pozicioni që ka, nëse e sheh të nevojshëm shpjegimin e tij.

Deri tani mbetet i paqartë se cili është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit si pasojë e shkeljeve në këtë tender. Prokurorët kanë deklaruar në gjykatat e tre shkallëve gjatë takimit të marrjes së sigurisë për të padehurit, shuma të ndryshme që varjojnë nga dhjetra e mijra dollarë në disa milionë të tillë, bazuar në disa raporte që ka ofruar kontrolli i lartë i shtetit. /tvklan.al