Lajme Arkiva 2003
Ministri i Rendit Luan Rama së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Bajram Ibraj ka shkuar në familjen e policit të vrarë para dy ditësh Muharrem Faruku.
Gjatë bisedës me familjarët e policit si dhe banorët e Fushë Krujës këta të fundit i kanë kërkuar Ramës marrjen e masave për ndëshkimin e kriminelëve sepse nëse qeveria përfaqësues të së cilës jeni ju që kap dhe ndëshkon kriminelët atëherë i hapet vend vetëgjyqësisë.
Ndërsa Rama i ka premtuar familjarë ve të policit të vrarë se nuk do të lihet vrimë pa kontrolluar për të kapur vrasësin Luan Murra. Më pas Rama dhe Ibraj është takuar edhe me efektivin e policisë dhe është interesuar për ecurinë e operacionit për kapjen e dy vrasësve të fundit që kanë qëlluar edhe mbi uniformat blu./tvklan.al