Lulzim Basha: “Përsa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë është theksuar vullneti i të gjithë anëtarëve për ta përfunduar procesin me depozitimin e instrumenteve, procesi i cili ka ecur shumë mirë deri tani. Ka vetëm një numër shumë të vogël vendesh, të cilët janë në proces depozitimi dhe sot në mbledhje përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë rikonfirmuar vullnetin e tyre për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt. Kjo është në radhë të parë një arritje e demokracive shqiptare dhe kroate në rrugën e tyre jo të lehtë, por të suksesshme të reformave dhe duke premtuar mbështetje të gjithanshme nëse Ballkani nuk do të, nëse Ballkani Perëndimor nuk do të ikë nga vëmendja dhe nga fokusi i aleancës në tërësi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, por do të vazhdojë të jetë në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, me qëllim përmbylljen me sukses të këtij investimi prej dhjetëra vetësh prej dy dekadash të politikës amerikane, të politikës së NATO-s në Ballkan. Me përfundimin e projektit euroatlantik dhe evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”./tvklan.al