Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në Elbasan ku deklaroi se tashmë për Shqipërinë ka ardhur një ditë e re. Duke e vënë theksin tek premtimet e mbajtura në këto 4 vite të qeverisë së djathtë kryediplomati shqiptar tha se për këtë mazhoranca del krenare përpara gjithë shqiptarëve.
Mes premtimeve të realizuara zoti Basha tha se 43 mijë mësuesit e Shqipërisë më 1 maj do të marrin 2-fishin e rrogave që merrnin në 2005. 120 mijë studentë ulen në auditor me rreth 2 herë më shumë se 4 vjet më parë.
Fëmijët shqiptar lundrojnë në internet në 600 kabinete informatike si dhe infrastruktura po ndërtohet në çdo cep të saj sepse Shqipërisë është sot në NATO, Shqipëria është ndryshe.
Lulzim Basha: “Demokratët shqiptar mbi sakrificat e tyre i dhanë shqiptarëve atë që prisnin, i rikthyen besimin dhe e futën Shqipërinë në rrugën e pathyeshme të integrimit të saj Euroatlantik dhe Europian dhe sa të jetë jeta nga flamuri arbnor i Skënderbeut do të valvitet krah për krah SHBA-ve dhe aleatëve tjerë në selinë e NATO-s në Bruksel mbi 18 mijë punonjës teknik, topograf dhe inxhinier. Janë drejtuar sot mbi 45 kantiereve madhështore nga Kalimashi në Reps, nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Levan në Tepelenë, nga Vlora në Levan, nga Korça në Qafë Plloqë dhe së shpejti nga Tirana në Elbasan për të ndërtuar mbi 2 mijë km rrugë dhe autostrada të standardeve më të larta që ka njohur ndonjëherë rajoni i Evropës juglindore.”
Arritjet e Shqipërisë tha Basha nuk mund ti kthejë pas Edi Rama me gjithë përpjekjet e tij për të përbaltur çdo arritje të këtij vendi nga anëtarësimi në NATO e deri tek rruga Durrës-Kukës.
Lulzim Basha: “Një zë i vetmuar, i helmatisur punonte ditë e natë, shpërndante ditë e natë helmin dhe gënjeshtrën se kjo ditë nuk do të vinte. Një javë para samitit të Bukureshtit ky zë helmatisur u thoshte shqiptarëve se Shqipëria nuk do ta marrë ftesën për në NATO. 2 vjet me radhë ndërkohë që kombi shqiptar ishin të angazhuar në veprën më madhore të historisë së tij moderne. Ky zë i helmatisur mundohej të helmatistë mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve dhe të përbalte krenarinë e tyre për damarin, arterien kryesore të kombit rrugën Durrës-Kukës. Por sot Shqipëria është në NATO dhe Edi Rama nuk ka çfarë të bëjë përveç se ta pranojë këtë realitet. Edi Rama nuk e nxjerr dot Shqipërinë nga NATO, Edi Rama nuk e zhbën dot rrugën Durrës-Kukës, Edi Rama nuk i nxjerr dot të vdekurit dhe rivrasë për qëllimet e tij politike prandaj është në krizë dhe nuk ka drogë që të shpëtojë.”
Basha ka ripërsëritur premtimin se brenda një viti shqiptarët do të lëvizin pa viza nëpër vendet e BE-së. Sikundër kjo mazhorancë e drejtuar nga kryeministri Berisha do të realizojë aplikimin për statusin kandidat për në BE dhe afrimin e mëtejshëm me këtë union./tvklan.al