Ministri i Turizmit Ylli Pango, në një konferencë mbi trashëgiminë nën ujore në vend, ka bërë bilancin e arritjeve të prekshme të qeverisë Berisha në mbrojtje të trashëgimisë kulturore pikërisht në ditën botërore të trashëgimisë kulturore. 

Ylli Pango: “Sot në Gjirokastër dhe këto mund të preken. Janë restauruar kompleksi i Hanit  Zagories, më falni që po e përsëris. Do ta ngul gozhdë në kokën e të gjithë atyre që duan të mohojnë. Janë pa fund kërkesat dhe megjithatë ky shtet ka dhënë jashtëzakonisht. Ka dhënë 10 fish të fondit këtë vit. Arritjet janë, e theksoj dhe njëherë të jashtëzakonshme në 3 vjet qeverisje të qeverisë tonë Berisha”.

Duke përshëndetur ngritjen e një universiteti për turizmin në Shqipëri, Ministri i Turizmit Pango, gjatë një konference ndërkombëtare për turizmin theksojë rëndësinë që i ka dhënë qeveria planit për turizmin e qëndrueshëm.

Ylli Pango: “Në strategjinë e qeverisë tonë në atë që njihet tashmë nga të gjithë dhe që quhet, projekti i madh i Bankës Botërore për zhvillimin e Turizmit në jug të Shqipërisë. Ky projekt që zgjati disa vjet tashmë ka përfunduar dhe është modeluar në një mënyrë të tillë që siguron vërtetë një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në një nga pjesët më perla të bregdetit tonë, në pjesën e bregdetit jonian”.

Pango në fjalën e tij theksoj se vendi do të shkojë drejt një turizmi modern me numër edhe më të madh turistësh./tvklan.al

Montazh: Ergis Hasanbelli