Sokol Olldashi: “12 ndërtesat e prishura në Jalë në prill të vitit 2007 ishin të gjitha pa leje, ishin të gjitha pa dokument pronësie. Ishin ndërtime të reja, ishin objekte që shërbenin kryesisht për biznes. Në asnjë rrethanë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare nuk ka thënë që ndërtimet e Jalit janë prishur me urdhër apo me kërkesë të BB. Ajo që kemi thënë dhe që e ritheksoj është që BB dhe projekti për zhvillimin e planit të jugut, kanë qenë tërësisht në dijeni të politikës që qeveria ndjek me ndërtimet e paligjshme dhe kanë aprovuar këtë politikë që qeverisë së Shqipërisë për ndërtimet e paligjshme.”/tvklan.al