Pas shqetësimit të trajtuar gjerësisht në kronikat e lajmeve të televizionit Klan, ministria e ekonomisë ka ndërmarrë një aksion për kushtet e tregtimit të bombolave të gazit. Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali gjatë një konference për shtyp ka bërë të ditura rezultatet e fazës së parë të kontrolleve të ushtruara në kryeqytet ku janë mbyllur një sërë pikash ilegale.

Neritan Alibali: “Nga kontrollet e ushtruara në zbatim të planit të veprimit rezulton se janë konstatuar shkelje të rënda të rregullave të sigurisë dhe mungesave në dokumentacion të disa objekteve. U kontrolluan 70 aktivitet të cilat kryen tregtimin dhe mbushjen e bombolave me transfazim. U bllokun 5 pika tregtimi dhe 21 pika të cilat realizonin rimbushjen e bombolave. U lanë akte bllokimi në 2 pika tregtimi dhe në 9 pika për rimbushjen e bombolave. U vendos masa administrative me gjobë në një pikë tregtimi, u la aktkontrolli i bllokimit për një automjet i cili kryente transportimin e bombolave nëpër pikat e shitjes së gazit.”

Tregtimi i gazit të lëngshëm ka qenë një problem shqetësues për sigurinë e qytetarëve dhe jo në pak raste si rezultat i mos respektimit të rregullave elementare të transportit dhe të tregtimit të gazit janë regjistruar ngjarje të rënda me pasoja në jetë njerëzish dhe dëme material./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro