Ministria e Pushtetit Lokal ka tashmë një projekt ambicioz për modernizimin e gjendjes civile, ku përfshihet kompjuterizimi i zyrave të gjendjes së regjistrit, realizimi  i kartave të sigurta të identitetit dhe pajisja me certifikatë ndërkombëtare.

Ky projekt është prezantuar për përfaqësues të organizmave të huaja që veprojnë në vendin tonë me qëllim të donatorëve, më pas realizim të projektit brenda vitit 2005.

Ben Blushi: Gjithë ky projekt ka një vlerë shumë të lartë, të konsiderueshme, shkon deri në shifrat 6 milionë  euro. Sot që flasim projekti është i pambuluar financiarisht, por besoj  se qeveria do të vendosë  për  mënyrën e financimit shumë shpejt brenda 6 mujorit të parë  edhe në kontekstin e një debati të ndezur politik, për lëvizjen e lirë të shtetasve, qeveria sigurisht do të paraqesë iniciativa konkrete mbi të gjitha për këtë projekt të gjendjes civile, i cili besoj se do e vendosë në një raport shumë më të drejtë marrëdhënien e qytetarit me shtetin e  vetë.

Sipas projektit mendohet që  çdo qytetar të ketë një dokument unik të identifikimit, si dhe certifikatë  për përdorim jashtë vendit ku do të ketë përkthim në 6 gjuhë të huaja./tvklan.al