Pas çeljes së qendrës së parë për trajtimin e personave të alkoolizuar, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur edhe të parin klub për ta.
Klubi i Abstinentëve Alkoolik do të shërbejë për marrjen e trajtimit ambulator për shkëputjen përfundimtare nga vesi.
Sokol Morina: “Kjo është vazhdim i terapisë, e cila fillon, e ka fillesën në kushte hospitalore, ku këta domethënë abstinentë, ish pacientët e kësaj klinike trajtohen për një muaj në spital dhe mbasi dalin nga spitali, këta trajtohen ambulatorisht në këto klube. Këto klube do frekuentojnë një herë në javë nga abstinentët dhe kanë vlera motivuese psikologjike për këto subjekte.”
Specialistët shprehen se sipas të dhënave të fundit, në vendin tonë rezulton se rreth 2% e popullsisë janë të alkoolizuar./tvklan.al