Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të pajiset me qendër traumatologjie. Kjo bëhet e ditur nga ministria e Shëndetësisë Anila Godo e cila u shpreh se qendra e traumë është e domosdoshme për këtë qendër spitalore, sikundër është e nevojshme edhe në Spitalin Ushtarak.
Anila Godo: “Duhet të kemi në fakt dy qendra të mira, mirë të organizuara dhe që ofrojnë shërbim cilësor, pra dy qendra traumatologjie, një pranë qendrës spitalore universitare dhe një qendër detyrimisht duhet të jetë atje ku është. Kemi një numër të madh aksidentesh që vijnë nga të dy linjat, qoftë nga rruga e Shkodrës qoftë nga autostrada, pra të qenit e asaj qendre aty është një komoditet që këta pacientë të mbërrijnë sa më shpejt në vendin e duhur. Por mendoj që meritojmë të kemi dhe një qendër të mirë traumatologjie dhe kështu do të jetë është në planet e ardhshme. Kam kënaqësinë bile t’ju them që në spitalin e ri që po ngrihet, në një kat, një pjesë e këtij kati është menduar për 30 shtretër të traumatologjisë.”
Deri më sot, të gjitha rastet e traumës janë dërguar në spitalin Ushtarak, i cili është i vetmi që ka një qendër traumatologjie./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami