Ministria e shëndetësisë Anila Godo ka vizituar nga afër disa nga qendrat shëndetësore në bashkinë e Vorës dhe atë Manzës. Gjatë takimit me kryebashkiakun e Vorës, dhe vizitës që ministria Godo bëri në qendrën shëndetësore të kësaj zone, ajo vuri në dukej nevojën për investime në pajisje dhe staf mjekësor.
Anila Godo: “Shumë reparte janë bërë jo funksionale për shkak të të asaj që ka pësuar godina gjatë tragjedisë së Gërdecit dhe që faktikisht për shembull reparti i lindjeve ishte jashtë funksionit. Aparaturat e radiologjisë, aparatura që janë për t’u hedhur dhe për t’u zëvendësuar, do ta pasurojmë në drejtim të burimeve njerëzore me ata specialistë që ka nevojë Vora.”
Pas qendrës shëndetësore në qendër të Vorës, ministria e shëndetësisë, vizitoi edhe dy qendrat shëndetësore në Marqinet edhe Gërdec, të cilat janë rikonstruktuar pas shkatërrimit të shpërthimit të 15 marsit në Gërdec.
Po ashtu ministrja u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Manzës, ku edhe premtoi se qendra shëndetësore e kësaj zone së shpejti do të jenë në eficencë gjatë 24 orëve.
Anila Godo: “Paraprakisht e kemi biseduar dhe në ministri dhe e kemi vendosur e dhe erdhëm me lajmin e mirë që në listën që është ISKSH, që kjo të njihet si një qendër shëndetësore e një bashkie nga ato që do të funksionojë 24 orë. Ne shpresojmë që kjo do të bëhet, lista është nisur, do të dali në këshillin administrativ të ISKSH, dhe qendra shëndetësore e bashkisë Manzë do të jetë nga ato qendra që do të do të trajtohet si një qendër shëndetësore me funksionim 24 orësh dhe jo ditore siç është deri tani.”
Pas takimit me kryebashkiakun e Manzës, ministria e shëndetësisë Anila Godo vizitoi nga afër godinën e qendrës shëndetësore të kësaj zone, ku bisedoi me mjekët për kërkesat dhe nevojat që ata kanë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami