Shqipëria është prekur nga pandemia e gripit ose është në prag të saj, kështu është shprehur Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një takimi me drejtues të urgjencës së Tiranës, ku inspektoi situatën në këtë urgjencë dhe diskutoi me drejtuesit mbi nevojat që kanë ata.

Anila Godo: “Në Shqipëri duke shtuar dhe rastet e ditëve të fundit mund të jenë bërë rreth 80 raste për të cilat në mund të kemi pasur dyshime dhe për të cilët është bërë konfirmimi duke marrë parasysh që jemi të rrethuar nga shtete në të cilët tashmë është prezent pandemia. Gjithmonë mendojmë ose pandeminë e kemi tashmë në vend ose po na troket te porta”.

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, kërkoi nga bluzat e bardha gatishmëri maksimale, për të çdo rast që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e urgjencës./tvklan.alGazetare: Brunilda Cami