Sylvinho vendos të eksperimentojë në miqësoren me Lihtenshtejnin që do të luhet në stadiumin “Haladas”, duke gërshetuar disa titullarë me rezervat. Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje Ajeti e Balliu, i bashkohen Ismajlit e Mitajt.
Në mesfushë nga minuta e parë do të jetë Bajrami, Asllani dhe Gjasula. Në krye të sulmit do të luajë Broja i mbështetur nga afrimi i fundit Arbër Hoxha dhe golashënuesi i fazës kualifikuese të Euro 2024, Jasir Asani.
Ndeshja që do të nisë prej orës 20:00 dhe do të transmetohet në Tv Klan, ashtu si edhe i gjithë Europiani, do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin Sylvinho të shohë gjendjen e futbollistëve që në listën provizore ka vetëm 1 lojtar më shumë se sa lejon UEFA. Shqipëria ka edhe një tjetër miqësore të premten ndaj Azerbajxhanit.
Tv Klan