Rasti i Eluana Englaros që prej 17 vitesh është në gjendje vegjetative, ka krijuar një përplasje kushtetuese mes politikës dhe drejtësisë në Itali. Ndërsa mjekët me urdhër të gjykatës po vazhdojnë të reduktojnë hap pas hapi hidratimin dhe ushqimin e Eluanës që mbahet në jetë përmes tubave.
Qeveria Berlusconi miratoi në një seancë të jashtëzakonshme një dekret që pezullon eutanazinë. Ose siç njihet ndryshe procesi i vdekjes së vullnetshme. Por dekreti nuk u firmos nga presidenti Georgo Napoletano, i cili e cilësoi atë si antikushtetues.
Kjo çoi në një krizë të mirëfilltë politike. Berlusconi i cili e konsideron eutanazinë si mizore planifikon ta miratojë dekretin në parlament, ku edhe ka shumicën.
Kundër Napoletanos është vënë edhe Vatikani që apelon se 37-vjeçarja duhet të jetojë. Pezullimi i eutanazisë së Englaros e cila gjendet prej 17 vitesh në gjendje kome pas një aksidenti automobilistik. Kërkohet me eufori nga ata që mendojnë se vdekja e saj është një vrasje e hapur nga ana e mjekëve.
Por në klinikë e Udines familjarët e gruas janë në pritje të dhënies fund të vuajtjeve të saj./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle