Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ekipet e shpëtimit në Akuila kanë rikuperuar trupat e 5 studentëve. Ndërtesa e konviktit ishte shkatërruar tërësisht nga tërmeti. Kështu numri i viktimave nga tërmeti i së hënës arrin 279.
Tashmë në Abruzzo ka mbërritur edhe presidenti Georgio Napoletano, i cikli do nderojë viktimat që humbën jetën në këtë tragjedi. Duhet të analizojmë ndërgjegjen tonë, ne jemi të gjithë fajtorë tha presidenti Italian. Tashmë kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti dhe punonjësit e ekipeve të shpëtimit besojnë se gjasat që të gjejnë ndonjë të mbijetuar janë të pakta. Nga e enjtja puna do të përqendrohet në nxjerrjen e kufomave nga rrënojat dhe në vlerësimin e shkallës së dëmit.
Në vend po zhvillohen ndërkaq ceremonitë e para të varrimit të viktimave. E premtja kur do të zhvillohen edhe ceremonia zyrtare e varrimit të shumicës së viktimave është shpallur ditë zie.
Rreth 28 mijë vetë po jetojnë në çadra dhe mijëra të tjerë nëpër hotele. Ata kanë kaluar një tjetër ditë ankthi dhe frike në të ftohtë ndërkohë që 3 lëkundje të reja sizmike kanë goditur zonën e Abruzzos. Në prej tyre me fuqi 5.2 ballë të shkallës riter ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Qendra e tërmetit po zhvendoset më në veri dhe gjeologët po përpiqen të interpretojnë këtë fenomen. 1000 specialistë do të fillojnë do të fillojnë të vlerësojnë nëse janë të sigurta apo jo ndërtesat publike dhe banesat në qytet. Një pjesë e të mbijetuarve pi përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre për ët marrë atë që nuk është zhdukur, por gjasat janë që këto komunitete nuk do të rimëkëmben kurrë, Ona një nga zonat e goditura ka humbur 13% të popullsisë së saj ndërkohë që 19% e shtëpive nuk mund të rimëkëmben më.
U deshën vetëm 30 sekonda që banorëve të Abruzzos tu rrëshqiste toka nën këmbë duke fshirë kështu 1 mijë vjet të historisë./tvklan.al