Rikthehet sërish në vëmendje çështja e emigracionit në Itali, që duket e lidhur ngushtë me krizën financiare që ka tronditur vendin. Ministri i brendshëm Roberto Maroni i ka thënë po dy amendamenteve të ligjit për sigurinë të propozuara nga Lega Nord që parashikojnë ndalim të futjes së emigrantëve në vend me anë të kuotave të parashikuara me ligj.

Në bazë të dy amendamenteve parashikohet pezullim i këtyre kuotave të arrijnë 170 mijë emigrantë dhe ndihmë për ata që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Itali edhe pa dokumenta të rregullta .

Në një intervistë për mediat, Maroni tha se përballë kësaj krize financiare duhet të shqetësohemi edhe për emigrantët që rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Nëse kjo ndodh nuk ka kuptim ti kthejmë ata në vendin e origjinës dhe pastaj të detyrohemi të hapim më tej kufijtë. Dy amendamentet do të zbusin pak rregullat për 740 mijë emigrantët e paligjshëm që  nënkuptonte burgim dhe dëbim të tyre.

Presidenti Xhorxho Napoletano e ka mbrojtur gjithnjë idenë e ndihmës dhe sigurimit të emigrantëve të kanë sjellë një energji të re në vend./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle