Këshilli Kombëtar Arkeologjik ka miratuar projektet për restaurimin e amfiteatrit të Durrësit dhe Kalasë së Tiranës.

Këto dy zona muzeale do të restaurohen nga qendra “Frashëri”. Përfaqësues i së cilës shprehet se restaurimi konsiston në ruajtjen e pjesës muzeale dhe vënien në funksion të publikut.

Gjergji Frashëri: “Objektet kryesore janë Sarajet e Toptanëve për shembull që quhen sot, ato janë në fakt shtëpitë e vjetra të Bargjinollëve. Janë Kulla e Gjatë e cila sot është kthyer në një banesë e stilit venecian. Janë disa ambiente, të cilat janë në rrënoja dhe që mendohet dhe që kanë dokumentacion për t’u ringritur dhe për t’u përdorur për këto funksionet e rëndësishme qeveritare, diplomatike ose turistike. Janë, është një kinema e vogël e fëmijëve, është ndërtuar në vitin 1957 dhe ajo do të rindërtohet dhe do të vihet në përdorim më një farë plani për të eliminuar këto ndërtime  të cilat do të japin mundësinë të hapet fasada e amfiteatrit që nuk është e mundur të shikohet në asnjë pikë. Gjysma veriore që do vihet në përdorim si teatër .”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në cilësinë e Kryetarit të Këshillit u shpreh se pas restaurimit këto dy zona do të tërheqin vëmendjen e turistëve.

Feridnand Xhaferri: “Për ta vënë amfiteatrin më shumë në shërbim të qytetarëve, më të vizitueshëm për qytetarët shqiptarë, po dhe ashtu në funksion të turizmit, po kështu dhe në Kalanë e Tiranës mendohet të ndërhyhet me punime restauruese që Kalaja të jetë më shumë e shikueshme në radhë të parë nga qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po njëkohësisht me ambientet dhe ndryshimet që do pësojë do jetë dhe më e kërkuar për sa i takon kërkesave të Industrisë së Turizmit.”

Kalaja e Tiranës pas restaurimit pritet të jetë një qendër muzeale dhe turistike./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami