Do të blejmë maska nga BE
Komisioni i Jashtëm ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe BE-së që u lejon tashmë kompanive shqiptare të blejnë mjete mjekësore në 27 shtetet anëtare për përballimin e koronavirusit. Skema e re do të funksionojë deri në 25 Maj dhe autorizimi për eksporte do të kërkohet vetëm për maskat.
Mungesa e kiteve të testimit e ka bërë të vështirë vlerësimin e shkallës së plotë të infeksioneve në rajon. Ishte presidenti serb Aleksandër Vuçiç që denoncoi embargon e BE-së për të mos lejuar blerjen e pajisjeve mjekësore në 27 shtetet anëtare.
Kjo i krijoi mundësi Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë për të shëtitur avionët e tyre me mjete mjekësore nëpër Ballkan duke e sfiduar rëndë edhe këtë radhë Brukselin.
Klan Plus