Dy të tretat e irlandezeve i kanë thënë “po” Traktatit të Lisbonës, duke marre një vendim historik për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
“Kjo është një ditë e mirë për Irlandën, është një ditë e mirë për Evropën!”.
Ashtu siç ishte parashikuar nga sondazhet dhe exit pollet, pro paketës reformuese të Evropës se Bashkuar votuan 67.1% e votuesve. Në kryeqytetin Dublin kjo shifër arriti 90% ndërsa në pjesën tjetër të vendit 60%.
Traktati i Lisbonës do t’i japë mundësi BE-së të zgjerohet me anëtarë të tjerë, do të sanksionoje postin e presidentit të BE-së që me shumë gjasa pritet të jete ish-kryeministri britanik Tony Blair si dhe do të përcaktojë një politikë të jashtme të unifikuar.
Pas kësaj arritje traktati do të ratifikohet nga 27 vendet e bllokut, pro të cilit janë shprehur dhe Polonia e Çekia, skeptike deri më tani.
Nëse irlandezet do t’i thonin jo Traktatit të Lisbonës, siç bene në vitin 2008, atëherë kjo do shënonte fundin e ëndrrës evropiane për zgjerim të mëtejshëm.
Një vit më parë BE u zhyt në krizë pikërisht nga perspektiva e zymtë që solli rrëzimi i paketës reformuese.
Një jo e dyte e Irlandës do penalizonte aspiratën e vendeve të Ballkanit perëndimor si Shqipëria e Kroacia për t’u bërë pjese e familjes evropiane.
Një ditë të madhe për BE-në e cilësoi presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Jose Manuel Barroso: “Faleminderit Irlandë! Ditë e madhe për vendin, ditë e madhe për Evropën”.
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe presidenca suedeze, presidenti francez, Nicholas Sarkozy, presidenti i PE-së, Jerzy Buzek, si dhe shume personalitete të tjera.
Pas këtij miratimi pritet qe KE të hapë dritën jeshile për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, shqyrtim që pritet të behet brenda vjeshtës së këtij viti./tvklan.al